E pazakontë, e moshuara ndërron jetë pak pasi konsumoi SUPËN
Një grua e moshuar ndërroi jetë pasi hëngri supë me artichokë të blerë në supermarket në Romë. E sëmurë ka mbetur edhe vajza e viktimës, e cila pasi ka shijuar të njëjtën supë është shtruar në spital.
Pas denoncimit të familjes, prokuroria ka hapur një rast për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të panjohur. Në qendër të hetimit është “botulinum”, një bakter i pranishëm brenda produktit.
Policia po heton incidentin e ndodhur. Hetuesit kanë nisur kontrollet për të gjurmuar zinxhirin e prodhimit të supës së ngrënë nga viktima e cila.
Hipoteza më e pranuar është se vdekja e të moshuarës është shkaktuar nga bakteret në supë. Ajo që është e rëndësishme të përcaktohet është nëse bakteri ishte i pranishëm në paketim para blerjes, apo gruaja e ruante produktin në shtëpi dhe për këtë arsye botulinumi u zhvillua në një kohë të mëvonshme.
