Policia i sekuestron makinën Majk-ut: Çfarë ndodhi me reperin?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 19:20
Policia e Kosovës ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperi Majk. Ai është shoqëruar nga dy makina policie dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Mjeti i reperit është sekuestruar pasi ai është kapur duke e drejtuar atë pa leje qarkullimi. Ende nuk dihet se çfarë mase do të merret ndaj tij.
Ky incident ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët janë të interesuar për zhvillimet rreth reperit dhe pasojat e mundshme që mund të ketë nga kjo situatë.

