SHKËLQEJNË VIPA-t PËR “HALLOWEEN”/ “Yjet” u veshën plot kreativitet dhe stil
Personazhet VIP kanë guxuar shumë këtë Hallowen, duke u shfaqur me kostume fantastike, plot kreativitet. Modelja Klum dhe këngëtarja amerikane Lizzo janë evidentuar për veshjet më të veçanta. Por si dukeshin ato? Iu ftoj të ndiqni kronikën.
Tentojnë të shkëlqejnë edhe me maska apo kostume të frikshme. Yjet e Hollivudit janë angazhuar seriozisht duke u transformuar me rastin e festës së Hallowinit.
Nga ilustrimi i kafshëve, personazheve negative të filmave vizatimorë, por jo vetëm, një mori paraqitjesh sa të frikshme, edhe të bukura, u panë në festën e përvitshme të Heidi Klum.
Çifti i bashkëshortëve Klum, që organizojnë edhe aktivitetin për të 23-tin vit radhazi, surprizuan të gjithë të pranishmit me dukjen e tyre si 2 alienë.
Ata ishin frymëzuar nga filmi “The Extra-Terrestrial”, i Steven Spielberg në vitin 1982.
Vetëm se ndryshe nga bashkëshorti i saj, kitaristi gjerman Tom Kaulitz, modelja Heidi Klum mbante veshur një paruke dhe një kapele të vogël.

Kostumi, pothuajse i pabesueshëm për të qenë real, të jepte idenë sikur më në fund t’u dha shansi të takoje dy alienë, madje çift në tokë.
Por çifti Klum nuk ishin të vetmit të veshur si alienë. Edhe këngëtarja Janelle Monae dukej njësoj, vetëm se kishte një portret më të buzëqeshur, ndërsa në kokë mbante një shall të bardhë.

Aktorja Lupita Nyong'o u shfaq si një fantazmë këtë Hallowen.

Etja u shtua, kur 33-vjeçarja Pixie Lott u shfaq e veshur si një koktej “Aperol Spritz”. Një kostum më pak i zakonshëm për Halloëeen, ajo tërhoqi vëmendjen me dukjen e saj tepër kreative.

Vëmendje të veçantë në kostumet e këtij viti, mori edhe këngëtarja e njohur si Lizzo.

Hollween festohet çdo vit më 31 tetor, me festa të zjarrta dhe kostume të frikshme, ku personazhet VIP janë ata që guxojnë më së shumti për realizimin e imazheve të frikshme.

