BE ''peshon'' Kosovën/ Canaj: S'ka ndonjë vlerësim të madh, raporti lë goxha për të dëshiruar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 19:15
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se raporti i BE për Kosovën lë shumë për të dëshiruar.
Canaj: Nuk di se në cilat pika vlerësohet Kosova për shkak se në pikat më të ndjeshme apo në pikat ku më së shumti lëshohet lupa se cilat hapa janë ndërmarrë, nuk është se ka ndonjë vlerësim.
Madje mund të them që ky raport lë goxha për të dëshiruar.
Shpesh herë nuk mjafton përpjekja por duhet edhe dija.
Nëse marrim shumë çështje që janë premtuar dhe dëshiruar në drejtësi, fatkeqësisht lëre që nuk është bërë ndonjë punë e madhe, por kemi parë edhe njërzit e politikës të përzihen në çështjet e drejtësisë.
Në raport nuk është se këto çështje nuk ndiqen.
Ato krijojnë një përshtypje pastaj se ku qëndrojmë ne në raport me BE.
