Përplasja politike në RMV/ Selmani: Letrat e Ahmetit, qesharake. Ka qenë 22 vjet në pushtet bashkë me partitë maqedonase

Opinionisti dhe analisti në RMV, Naser Selmani në një intervistë në Ora Neës u shpreh se letrat e Ahmetit janë qesharake dhe se është jo serioze që Ahmeti të flaës për marrëveshjen e Ohrit.

Selmani: Letra e zotit Ahmeti janë qesharake, a e dini pse.

Sepse marrëveshja e Ohrit kur është nënshkruar në vitin 2001 afatin e implementimit e ka patur 2006.

Dhe tani jemi në vitin 2024 dhe zoti Ahmeti ende flet për marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Gjatë kësaj periudhe të kaluar zoti Ahmeti ka qenë 22 vjet rresht në pushtet bashkë me partitë maqedonase.

Dhe besoj se është jo serioze që një njeri si zoti Ahmeti të flaës për këto çështje.

Kanë kaluar 24 vite nga arritja e marrëveshjes së Ohrit dhe ne ende flasim për zbatimin, moszbatimin, shkeljen apo abuzimin me marrëveshjen e Ohrit.

Besoj se është një tallje për opionion shqiptar në Maqedoninë e Veriut.