Gështenja: Opozita do të protestojë kudo, Rama ka djegur parlamentin dhe shpërfill Kushtetutën

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se opozita do të ketë protesta kudo dhe reagim në parlament për situatën ku ndodhet parlamenti shqiptar.

Gështenja: Protesta kudo dhe reagim në parlament për situatën ku ndodhet parlamenti shqiptar. Parlamenti nuk është në shinat ligjore, të gjithë e dimë se grupi i opozitës është i përjashtuar nga kuvendi në shkelje të plotë të rregullores. Jemi të dënuar pa ligj.

Ne duhet të shqetësohemi për djegien që po i bën Rama parlamentit, sepse po anashkalohet gjykata kushtetuese. Nëse nuk respektohen vendimet e Kushtetueses atëherë nuk kemi më demokraci. Mazhoranca ka ngritur një gjykatë tjetër që thotë nëse do ta respektojë apo jo vendimin e kushtetuese lidhur me Xhaçkën.