BURG PËR MOSBINDJE/ Kryedemokrati i Pogradecit, Genti Çela rrëfen natën e izolimit në qeli pas protestës

Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec Genti Çela doi të publikonte foton e tij nga brenda Komisariatit të Elbasanit, pasi u ndalua nga policia për protestën e mbrëmjes së të martës.

Çela bëri me dije se e kishte kaluar natën në qeli.

BURG PËR MOSBINDJE/ Kryedemokrati i Pogradecit, Genti Çela
Në foto: Genti Çela në qelinë e Elbasanit

Për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje, Çela ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ku rrëfeu përjetimin e tij të burgosjes

Ai tha se regjimi po vepron me metoda komuniste, por tha ai, regjimi është në grahmat e fundit dhe se do të përgjigjet shumë shpejt, madje me kamatëvonesë.

“Ende dhe sot nuk kam një përgjigje se pse u ndalove dhe u shpoqërova në komisariat.

Por motivi i vetëm që kuptoj është frika e këtij pushteti dhe për këtë jemi të vendosur për ta rrëzuar këtë qeveri, jo thjesht për faktin se duhet ndërruar, por do bëjmë rikthimin e normalitetit në vend.

Pasi me këtë sjellje të qeverisë dhe mazhorancës nuk mund të kemi normalitet në këtë vend.

Pasi kemi dalë nga qelia jemi njohur me masakrës në Shkodër që është treguesi i qartë i lidhjes së këtij pushteti me krimin.

BURG PËR MOSBINDJE/ Kryedemokrati i Pogradecit, Genti Çela

Kam qenë fare i qetë kur ka ardhur policia të më marrë dhe kur kam kërkuar shpjegime se pse jam këtu, më thanë se ti nga Pogradeci ke ardhur të protestosh në Elbasan.

Ditën e protestës edhe pse u bllokuan në trafik, kam parë një sensibilizim të madh të qytetarëve që jo vetëm nuk u shqetësuan nga bllokimi i tyre, por na përkrahën neve. Dhe kjo i ka trembur më shumë pushtetin.

Ne nuk jemi më në vitin 1945 dhe askush nuk do mundet ta ndalojë dot protestën”, u shpreh ndër të tjera, Genti Çela.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GENTI ÇELËN