VIDEO/ Hetimet e “21 janarit”, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, ish-deputeti dhe ish-ministër i PS-së, Saimir Tahiri.

Ajo për të cilën mendohet se është thirrur ish-ligjvënësi socialist, mund të jetë hetimi i dosjes së demonstratës së dhunshme të 21 janarit të vitit 2011, të thirrur në atë kohë nga PS-ja në opozitë ku dhe mbetën 4 protestues të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Saimir Tahiri pritet të pyetet lidhur me masat organizative të demonstratës së 21 janarit 2011 para Kryeministrisë.

Thirrja e tij është bërë nga prokurori Alfred Shehu, në kuadër të veprimeve verifikuese për dosjen e “21 janarit”.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 4 persona si Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizaj dhe Aleks Nikaj, për të cilin nuk ka asnjë gardist të identifikuar nga policia dhe prokuroria shqiptare.

VIDEO/ Hetimet e “21 janarit”, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK