VIDEO/ Deputeti i PD-së Luan Baçi paraqitet në SPAK!

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur sot në SPAK.

I pyetur se cila është arsyeja ai u përgjigj

‘Një problem që do e sqarojmë kur të dalë’ tha ai.

Mësohet se arsyeja e thirrjes së tij, është kallëzimi i bërë nga shtetasi Aredin Behari nga Fieri, lidhur me pasuritë.
Konkretisht bëhet fjalë për aksionet dhe kapitalin që deputeti demokrat gëzon tek kompleksi turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.