Dhuli: Krerët e bashkive për shkak se janë larg vëmendjes bëjnë abuzime, duhet reformë

Në “Drejt” nga Luan Rama, Skerdilajd Dhuli nga PD tha se perceptimi që vjedhin më shumë kryebashkiakët nuk është me shumë bazë.

Dhuli: Ky perceptim që vjedhin më shumë kryebashkiakët nuk është me shumë bazë. Pushteti lokal ka problematika të jashtëzakonshme dhe mendoj se ka ardhur momenti duke filluar qysh nga reforma territoriale dhe kompetencat e kryebashkiakëve, duhet të merremi seriozisht.

Problemi është se krerët e bashkive, për shkak se janë larg vëmendjes bëjnë abuzime që janë edhe fyese për inteligjencën normale. Unë vij vetë nga një bashki simbol i problematikave, sikurse është Himara.