Masak*ra në Shkodër/ Nesho: Shqipëria, vendi ku nuk dihet se kush qeveris, mafia apo qeveria?
Shkodra u trondit sot nga një atentat mafioz me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha, një kalimtare rastësore.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur Arvit Bushati dhe Bashkim Basha, bashkësorti i gruas 60-vjeçare.
Breshëria e të shtënave i humbën Licit kontrollin e makinës duke përplasur çiftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.
Flitet për një atentat për hakmarrje, pasi fisi Lici njihet për konfliktet në Shkodër me fisin e Bajrave.
Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje, në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte diplomati Agim Nesho.
"Regjimi përdor krimin dhe bashkëpunon me krimin. Nga ajo që vuan sot Shqipëria është bashkëpunimi i politikës me krimin për të mbajtur pushtetin dhe ricikluar të ardhurat për ti ndarë bashkë. Kanë kaluar tani në superligë, në formacione të organizatave tepër të mëdha që në qoftë se do t'u jepej hapësira mund të bëhen fillesat e një mafie të mirëfilltë.
Pse ndodh kjo gjë? E para, jo se policia nuk funksionon por mungon vullneti politik, që vjen se çfarë rezaton politika e këtij regjinmi, shteti. E duan, për të mbajtur pushtetin e tyre, për të intimiduar, vjedhur votat për opozitën, ndajnë përfitimet duke përfshirë qarkullimin dhe pastrimin e parave, bëjnë ndarjen e kanabisit.
Një pjesë e institucioneve përfitojnë shumë, sepse veriu i Shkodrës lulëzon nga kanabisi. Këto janë burimet e krimit, burimet e mbajtjes dhe blerjes së influencës politike, që qeveria e ka bërë që në fillim kur pranoi si një plan politik kanabisit dhe kështu vazhdon.
Shqipëria është kthyer në një vend ku mafia nuk dihet se kush qeveris. Është qeveria Shqiptare apo mafia", tha Nesho.
