Bujar Çela del nga SPAK-u, avokati i deputetit socialist: U mor në pyetje si person nën hetim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 12:52
Deputeti i PS, Bujar Çela, ka dalë nga ambientet e SPAK.
Kjo ishte hera e parë që ai paraqitet në Prokurorinë Antikorrupsion që pas shpërthimit në fabrikën e tij.
Ai dha deklarime për shpërthimin e 1 marsit në fabrikën e plasmasit, ku humbi jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha.
Sipas avokatit të tij, Dritan Trifka, ai u mor në pyetje si person nën hetim, por për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk e përfundoi deklarimin sot.
Edhe vetë deputeti mbeti i plagsosur nga shpërthimi i fabrikës së plastmasit në Lushnjë.
