A do të ketë armëpushim në Lindjen e Mesme? Bytyçi: Lidhet me datën e zgjedhjeve...Sul*met e limituara prej presionit të SHBA-së ndaj Izraelit
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News" ishte eksperti Seb Bytyçi për të folur mbi zhvillimet ndërkombëtare se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme.
"Mendoj se është herët të flitet për armëpushim. Kjo besoj se lidhet edhe me datën e zgjedhjeve në SHBA. Sulmet e Izraelit kanë qenë mjaft të limituara për shkak të presionit të madh të SHBA-së ndaj Izraelit që të mos ketë sulme masive. Sulmet kanë qenë mjaft efektive në qëllimet e tyre dhe kanë synuar disa caqe që janë mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me prodhimin e raketave dhe disa caqe të tjera që kanë të bëjnë me përpunimin e naftës dhe prodhimin e droneve. Kjo mund të ndikojë edhe në çmimin e naftës por mund të ketë efekte edhe për luftën në Ukrainë", tha Bytyçi.
