Rregullat e reja për sigurimin e makinave, Hajdermataj shpegon faktorët e rrezikut që ndikojnë në çmimin e sigurimit të mjeteve

Sigurimi i automjeteve do të ndryshojë nga 1 janar 2025. Çmimet do të përcaktohen në varësi të faktorëve të rrezikut si fuqia motorike, mosha dhe përvoja e shoferit, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit dhe vjetërsia e makinës. Sipas kryetares së shoqatës së siguruesve, ky sistem ka për qëllim rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve, duke ndihmuar në uljen e aksidenteve dhe krijimin e një kulture më të sigurt në rrugë.

“Pra kemi tashmë disa faktorë rrisku mbi të cilët aplikohen disa kofiçentë për të shkuar drejt primit final, ku të gjithë konsumatorët do të duhet të paguajnë."

Kompanitë e sigurimit, duke qenë se janë bërë me dije dhe me këtë rregullore të miratuar nga autoriteti I mbikqyrjes financiare, që hyn në fuqi me 1 janar 2025. Kjo është periudha që I është lënë tregut, kompanive të sigurimit poër të përshtat sistemet e tyre të Data base-in, sistemet e tyre të teknologjisë së informacionit.

Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin makinave do të ndryshojnë  nga 1 janari. Vlera do të përcaktohet në varësi të disa faktorëve të rrezikut ku përfshihet historiku i aksidenteve, fuqia motorike, mosha e shoferit, përvoja në drejtim, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia

“1 makinë me fuqi të ulët motorrike menjëherë do të paguaj më pak. Nëse ka edhe faktorë të tjerë favorizues, pra qarkullon në Kukës, Berat apo Peshkopi, prap është nën 1 shumëzimi, 0.98. Në një kalkulim të rëndomtë rezulton deri tek 140, gati 30 milek më poshtë se sot."

Mimoza Hajdermataj, kryetare e shoqatës së siguruesve, shpjegon se ky sistem do të ndikojë direkt në tarifat e primit të sigurimit. Ndërsa skemën e shpjegon përmes një mjeti konkret.

"Sipas saj qëllimi kryesor i këtij sistemi është rritja e përgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve ku do do të ndihmojë në uljen e aksidenteve rrugore dhe në krijimin e një kulture më të sigurt në qarkullimin e mjeteve."