Arifi: S’ka diçka konkrete Kosovë-Serbi, BE nuk do t’i përjashtojë nga fondet për Ballkanin

Dritëro Arifi, Profesor i shkencave Politike përmes një interviste në Ora News tha se akoma nuk ka diçka konkrete lidhur me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Lidhur me takimet e fundit ku pati ndonjë marrëveshje konkrete në Bruksel, Arifi u shpreh se vetë Bashkimi Evropian nuk i ka ende mekanizmat e rinj të dala pas zgjedhjeve gati për nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Arifi: Nuk besoja se do të kishim një marrëveshje apo diçka konkrete, por esenca është se BE-ja nuk i ka mekanizmat dhe institucionet e reja, ndërsa Lajçak po mundohet për një normalizim për obligimet që ka Serbia.

Palët janë pajtuar për të vazhduar me dialogun që të mos përjashtohet Serbia dhe Kosova nga BE-ja.