''Ka ende shpresë''/ Lefter Gështenja ndan pamjet nga takimi me demokratët në Londër
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja, me anë të një postimi në Facebook shprehu entuziazmin e tij për një takim produktiv me shqiptarët e Britanisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të diasporës në ndryshimin e situatës politike në Shqipëri.
Ai theksoi se të rinjtë e qarkut të Elbasanit janë të motivuar për të kontribuar në një qeverisje më të drejtë dhe për të sjellë rotacionin politik të nevojshëm në vend.
POSTIMI I PLOTË:
Super takim në Diasporë me shqiptarët e Britanisë????????!
Të rinj e të reja e qarkut të Elbasanit iu përgjigjën thirrjes për t’u bërë pjesë e ndryshimit.
Shqipëria???????? ka nevojë për kontributin e tyre.
Ata ikën nga keqqeverisja e Ramës, u detyruan të lënë vendin për një jetë më të mirë. Me kursimet e tyre mbahen mijëra familje në vendlindjet e tyre.
Sot, nga Londra, vjen ky mesazh bashkimi me demokratët për rotacion politik dhe një qeverisje të drejtë. Ka ende shpresë!
