Raundi i ri Kosovë-Serbi/ Ramabaja: Takim koti, diplomacia e BE-së ka dështuar për normalizimin e marrëdhënieve

Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar dhe se diplomacia e BE-së kë dështuar në misionin e saj për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ramabaja: Një takim koti. Pothuajse në rrafshin për të cilin është thirrur rreth gjoja normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, po ka dështuar.

Ka vetëm dy sinjalizime pjesërisht positive.

Njëra ka të bvëjë me çështjet pragmatike të instalimit të 20 veterinarëve në dy pikat kufitare që sigurisht do të merren me punët e tyre.

Dhe paralajmërimi i Serbisë se do të lëshojë linjën e interkonjeksionit që do duhej të ishte lëshuar kaherë.

Duket që takimi do ti shërbejë për paga Lajçakut. Dialogu së paku këto 8 vitet e fundit mund të quhet i dështuar.

Pra diplomacia e BE-së, ka dështuar në misionin e saj për të normalizuar, për të realizur rezolutën e OKB të vitit 2010 që nënkuptonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.