Gjendet e vdekur 58-vjeçarja malajziane në tualetin e një hoteli në Shkodër, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 21:52
Një 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në tualetin e një hoteli në Shkodër.
Mësohet se ajo banonte në Malajzi.
Sakaq, dyshohet se gruaja ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.
