Conference League/ Chelsea ''poker'' grekëve të Panathinaikos, Fiorentina fiton me përmbysje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 21:06
Dy fitore në dy ndeshje për Chelsean në Conferencë League.
Blutë e Londrës në raundit e dytë të kompeticionit iu imponuan me rezultat të thellë 1-4 skuadrës greke Panathinaikos, duke treguar diferencat që ka me ekipet e tjera në këtë garë.
Joao Felix dy herë, Modryk dhe Nkounkou ishin autorët e golave të Chelsea-t, ndërsa për vendësit pati vlerë statistikore rrjeta e Pellistit.
Fitoren në transfertë edhe Fiorentina me rezultatin 2-4 në fushën e St. Gallen. Martinez Quarta, dy herë Ikone dhe në fund Gosens, bënë të pavlefshëm golat e Mambimbi dhe Gortier.

