Mesazhet e O'Brian/ Zejnaj: Ka insistuar që Kosova të marr seriozisht fillimin e implementimit të asociacionit...
I ftuar sot në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte politologu Argjend Zejnaj, për të folur rreth vizitës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O'Brian në Kosovë dhe se çfarë mesazhesh ka përcjellë ai në takim.
"O'Brian ka ritheksuar ato që ka thënë më herët. Ka insistuar që Kosova të marr seriozisht fillimin e implementimit të asociacionit që të rrijnë karshi marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe të mos vazhdojnë me këtë politikën e vet të ngacmimit të Kosovës të nxitjes së destabilitetit. Dhe për Kosovën i janë thënë të njëjtat gjëra Kryeministrit Kurti. Ajo që duhet theksuar është që nga pamjet që janë transmetuar në publikun e Kosovës dhe më gjerë shihet që Ambasadori Amerikan ka qenë paksa më i relaksuar me dukjen e tij dhe kjo ka nënkuptuar se deri diku Kryeministri Kurti ka mbërritur me i dhënë një shans fillimit të implementimit të heqjes së ngërçit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", tha Zejnaj.
