Sherr masiv në Prishtinë, lëndohen 4 persona. 13 përfundojnë në polici

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportimeve, raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime me mjete të forta.

Zëdhënësja e policisë në Prishtinë deklaroi se janë shoqëruar në polici 13 persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha zëdhënësja./abcnews.al