Organizata gjermane e ndihmës: Situata në Rripin e Gazës, apokaliptike

Organizata gjermane e ndihmës “Welthungerhilfe” tha sot në një deklaratë se i ngjante situata në Rripin e Gazës i ngjante një “apokalipsi” pas më shumë se një viti lufte.

“Kolegët tanë me përvojë … nuk kanë parë kurrë një shkatërrim dhe dëshpërim kaq masiv midis njerëzve në asnjë zonë tjetër të botës të përfshirë nga kriza”, tha kryetari i organizatës Mathias Mogge.

“Kjo është një situatë apokaliptike”, shtoi ai. “Pavarësisht urisë dhe vështirësive të civilëve në Rripin e Gazës, shumë pak ndihma po arrijnë në territor”, tha organizata.

Sipas “Welthungerhilfe”, kampet e tendave ishin vendosur në hapësirën e kufizuar midis detit dhe ndërtesave të shkatërruara plotësisht, mes sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite, të shtënave me armë dhe dronëve që qarkullonin sipër.

Organizata dënoi sërish sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin militantët masakruan rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë.

“Welthungerhilfe” bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur që mbahen në Gazë. Autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi raportoi më shumë se 42 000 të vdekur në Gazë.