Akuzon Trump-in për ngacmim sek*sual/ “Më prekte gjoksin dhe të pasmet”, reagon stafi i ish-presidentit ndaj ish-modeles

Një ish-modele, e cila thotë se u takua me Donald Trump përmes abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, ka akuzuar ish-presidentin se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në “Trump Tower” në vitin 1993, në atë që ajo besonte se ishte një lojë e krijuar midis të dy atyre.

Ne prag të zgjedhjeve presidencial në SHBA, të tjera akuza vijnë për kandidatin republikan Donald trump.

Stacey Williams, e cila ka punuar si modele profesioniste në vitet 1990, ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump, se e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas saj ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Trump Toëer në vitin 1993, dhe ish-modelja thotë se u takua me kandidatin republikan përmes abuzuesit seksual Jeffrey Epstein në një festë Krishtlindjesh.

Pretendimi i supozuar ndodhi disa muaj më vonë, në fund të dimrit ose në fillim të pranverës të vitit 1993, kur Epstein i sugjeroi Ëilliams një shëtitje dhe më pas ndaluan për të vizituar Trump në Kullën Trump.

Sipas asaj që tregon ajo për “The Guardian”, pak çaste pasi mbërritën, Trump e përshëndeti Williams, e tërhoqi drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte.

Ajo tha se ai vendosi duart e tij në të gjithë gjoksin e saj, si dhe te beli e te të pasmet e saj.

Ajo tha se ngriu sepse ishte thellësisht e hutuar për atë që po ndodhte. Në të njëjtën kohë, ajo tregon se besonte se i kishte parë dy burrat duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Ndërsa për akuzat ka reaguar sekretarja e shtypit për fushatën e Donald Trump, e cila në një deklaratë ka mohuar akuzat dhe duke e hedhur si një skenar të kundërshtarëve politikë.

“Këto akuza, të bëra nga një ish-aktiviste e Barack Obamës dhe të shpallura në një thirrje për fushatën e Harris dy javë para zgjedhjeve, janë pa mëdyshje të rreme. Është e qartë se kjo histori e rreme është sajuar nga fushata e Harris.”