Endrick "zhduket" nga harta e Realit…

Që kur Endrick hyri në fushë në minutën e 57-të të duelit mes Real Madridit  dhe Lille më 2 tetor, ai nuk ka luajtur asnjë minutë për bardhezinjtë. 

Në mes, pati një ndeshje kundër Villarrealit (2-0) ku ai nuk mori pjesë, një pushim kombëtar në të cilin luajti 26 minuta gjithsej midis ndeshjeve kundër Perusë dhe Kilit dhe dy ndeshjeve të tjera, ku aktivizimi i tij është reduktuar në zero minuta (Celta dhe Borussia Dortmund). 

Dhe gjëja më kurioze është, se këto janë ndeshje në të cilat Real Madridi ka pasur nevojë për fytyra të reja, të cilat i ka pasur ( Rodrygo, Ceballos, Güler ), por asnjë prej tyre nuk ka qenë ajo e të riut Endrick, i cili ishte një nga bastet e zakonshme të Ancelottit nga pankina. 

Këtë fundjavë Endrick do të përjetojë ‘El Clasicon’ e parë si lojtar i Real Madridit dhe në të cilën, logjikisht ai nuk është në listën e ngushtë të titullarëve të mundshëm, madje as me humbjen e mundshme të Rodrygos, i cili vuan pak nga muskujt. 

Ai do të ketë shpresën për të kontribuar nga pankina nëse skuadrës i nevojitet dhe Ancelotti e konsideron të nevojshëm. Të njëjtën gjë bëri edhe në derbin e fundit të Madridit, duke luajtur 3 minutat e fundit dhe gjithashtu në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Stuttgartit, ku shënoi një gol në fund.