Hetimet e “21 janarit”, Hysni Burgaj në SPAK, ish-drejtori i Policisë: Dhashë sqarime, kam zbatuar ligjin

 

Lidhur me hetimet për demonstratën e dhunshme të Partisë Socialiste të 21 janarit 2011, ish-drejtori i Policisë Hysni Burgaj është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

Pas dhënise së dëshmisë së tij, për mediat deklaroi se ka dhënë sqarime. "Kam zbatuar ligjin", theksoi Burgaj për gazetarët.