Ishin shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen dy 18-vjeçarët në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 11:04
Dy 18-vjeçarë janë arrestuar ditën e sotme në Berat pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në një shtëpi. Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim për shkak se dyshohet se kanë vjedhur 2 televizorë dhe vegla pune.
Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor në lagjen Uznovë. Të rinjtë janë identifikuar me inicialet V.Z dhe O.Z. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim V. Z., 18 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2024, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Uznovë”, 2 televizorë dhe vegla pune.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme,"
