Nga trafiku te zhdukja e personit/ Altin Hajri pronari i kompleksit ku u vra e u zhduk Jan Prenga. Ja akuzat nga Italia: Hajri, kode komunikimi si të nazistëve

Altin Hajri për të cilin Jurgis Çyrbja akuzohet se e ka ndihmuar është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020. Edhe nga Prokuroria e Italisë ai ka qenë i hetuar si drejtues i një organizate të trafikut të drogës. Në atë kohë u tha se për të mos u zbuluar përdorte një kod sekret të ngjashëm me të nazistëve

Altin Hajri, për të cilin ish deputeti Jurgis Çyrbja thuhet se e ka informuar për shpalljen në kërkim dhe më tej e ka ndihmuar ti largohej operacioneve të policisë, rezulton me precedent kriminal.

Në shkurt të vitit 2020 ai u shpall në kërkim pas vrasjes në kompleksin “Golden” në Shijak dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ekzekutimi dyshohet se u bë për shkak të një sasie droge që vëllai i Prengës nuk e kishte dorëzuar në vend.

Hajri sipas prokurorisë është pronar i kompleksit ndërsa edhe më herët ka qenë në procedim për trafik ndërkombëtar.

Prokuroria në atë kohë zbuloi pamjet e një prej kamerave të sigurisë, ku duket trupi i pajetë i Prengës të cilin e transportojnë me furgon, ndërsa prej asaj kohe është zhdukur pa gjurmë

Emri Altin Hajrit përmendet për herë të parë në vitin 2015 nga akuza e Italisë.

Së bashku me Emiljan Hajrin u konsideruan drejtues të një organizate komplekse të trafikut të lëndëve narkotike.

Madje, sipas dosjes së kohës kishin krijuar dhe një sistem kompleks komunikimi, ku kodet ndryshoheshin shpesh, ndërsa qelizat e grupit nuk kishin dijeni për njëra tjetrën. Ndaj dhe dosja e tyre u cilësua enigma, deri në zbërthimin e mënyrës së përcjelljes së urdhrave.

Antimafia ngriti në atë kohë dyshime se ata përdorën një kod sekret të komunikimit të periudhës naziste që realizohej përmes një makinerie.

Për këtë 21 shtetas shqiptar u vunë në akuzë, ndërsa u sekuestruan 206 kg heroinë, 325 kg marijuanë dhe 450 kg substancë e papërpunuar.

Nga trafiku te zhdukja e personit/ Altin Hajri pronari i kompleksit ku u vra e u