Maratona e Tiranës, njihuni me fituesit e distancës 10 kilometra

Njihen fituesit e Maratonës së Tiranës për distancën 10 kilometra: David Nikolla nga Shqipëria e kaloi i pari vijën e finishit, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, pas tij, në vendin e dytë, u rendit Albion Ymeri nga Kosovës, ndërsa podiumin e plotësoi Bogdan Somenojeh nga Ukraina.

Për të njëjtën distancë, në kategorinë e femrave u shpall fituese Gresa Bakraqi e Kosovës.

Ndërkohë Redia Dauti nga Shqipëria mori vendin e dytë. Podiumin e plotësoi si vend i tretë Luiza Gaia Dal Molin.

Vendi i parë fitoi 800 euro, i dyti 600 euro dhe i treti 500 euro.