Shqiptarët me godinë në Filadelfia, inagurimi i ndërtesës mbledh në festë shqiptarët në Filadelfia

Shqiptarët e Filadelfias tashmë do të mblidhen në godinën e re, për të zhvilluar aktivitetet atdhetare, ndërsa mbi 80 fëmijë do të vazhdojnë ta mësojnë aty gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila vepron prej më shumë se 20 vitesh në SHBA, qindra të ftuar shijuan këngët dhe vallet

Kryetari i shoqatës shfaq ambiciet për të ardhmen.

Dritan Matraku, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”: Tani që u bëmë me shtëpi të re do mendojmë për planet e ardhshme. Tani do mendojmë të shtojmë anëtarësinë.

Ndërtesa e re u mundësua nga kontributi vullnetar i bisnesmenëve shqiptarë.

Festa nuk kishte kuptim pa pjesmarrjen e miqve amerikanë, të cilët evidentuan lidhjen mes dy kombeve.

Michael Driscoll, anëtar i këshillit të Filadelfias: Të gjitha gjërat që do ndodhin në këtë nëdertesë do jenë shqiptare.

Përvec aktiviteteve në SHBA, shqiptarët e Filadelfias tashmë mund të ndikojnë në fatet e kombit të tyre.

Ervin Bushati, ambasador i Shqipërisë në SHBA: Së fundmi Shqipëria ka miratuar edhe ligjin për votën e Diasporës që do bëhet realitet në këto zgjedhje.

Policë shqiptarë garantuan sigurinë e ceremonisë.