Rreziku nga përdorimi i kufjeve/ Mjekja Zaharia: Shqetësimet po vërehen thuajse në të gjithë moshat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 16:16
Përdorimi kufjeve është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, sidomos te të rinjtë.
Mjekja ORL Klodiana Zaharia, shprehet se përdorimi i tepërt mund të sjellë edhe pasoja në dëgjim.
Madje, sipas saj, shqetësimet tashmë po vërehen thuajse në të gjithë moshat, sidomos mes adoleshentëve dhe të rinjve.
Sinkron
Shenjat nuk shfaqen menjëherë, pasi vijnë gradualisht dhe shqetësimet raportohen me vonesë.
Niveli i zhurmës dhe ambientet ku ka ndotje të lartë akustike e të vazhdueshme janë shkaqet kryesore.
Dëmtimi i dëgjimit ka pasoja të shumta, ndaj mjekja kërkon ndërgjegjësim të përdoruesve dhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të dëgjimit.

