Shpërthen trajneri i Milanit, Fonseca: Nuk më plas për asnjë futbollist, ua them në sy...
Paulo Fonseca tregon muskujt në prag të ndeshjes mes Udinesen në “San Siro”.
Në konferencën për shtypin për këtë takim, portugezi u shpreh me mllef:
"Unë nuk flas për lidershipin tim, nuk jam aktor. Atë që e them, e them brenda dhomave të zhveshjes, ballë për ballë.
Nëse kemi ndonjë problem, nuk më plas fare për emrin e futbollistit, përballem drejtpërdrejt me ekipin ose lojtarët që kanë bërë gabim."
Për situata absurde të penalltive në Firence:
"Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra. Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime.
Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipi, është e vështirë për mua. Le të shohim se çfarë do të jetë si nesër”.
Ana psikologjike: “Dita e parë shkoi mirë, sepse nuk takova njeri, ishin larguar për t’u bashkuar me kombëtaret respektive. Dje biseduam për ndeshjen me Fiorentinën dhe u përgatitëm për takimin me Udinesen.
Për mua Ishte shumë e rëndësishme të flisja për ndeshjen kundër Fiorentinës.”
Komunikimi me Ibrën: “Po, kam folur me të për këtë. Ne flasim pothuajse çdo ditë, u kthyem me tren së bashku dhe folëm për ndeshjen."
Ndëshkimet e lojtarëve: "Le të shohim nesër. Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra.
Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime. Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipore, është e vështirë për mua.
Le të shohim se si do të jetë nesër."
