Ter Stegen i buzëqeshur, Barcelona shpërndan imazhin e gjermanit duke u stërvitur

Marc André ter Stegen tashmë ka nisur fazën e riaftësimit pas operacionin në gjurin e djathtë, që e dëmtoi rëndë në një ndeshje të La Ligas.

Këtë të premte, Barcelona e tregoi portierin, ende me këmbën e tij të palëvizur dhe të shtrirë, duke bërë ushtrime në fushë nën urdhrat e fizioterapistëve të Barçës.

Gjermani u dëmtua më 22 shtator, në ndeshjen kundër Villarrealit, në Estadio de la Cerámica, kur u hodh për të kapur një top.

Klubi konfirmon se portieri ka pësuar një këputje të plotë të tendinës në gjurin e tij të djathtë.

Pamja e qeshur e gjermanit tregon optimizëm për rikthimin e tij, edhe pse kjo nuk mund të ndodhë gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që për të zëvendësuar Ter Stegen, Barcelona firmosi me polakun Szczesny, që fill pas përfundimit të Evropianit kishte varur dorezat në gozhdë.