Drejtori i Chelseat ‘voton’ për Palmer: Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

Cole Palmer është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është lojtari i momentit në Premier League.

Paraqitjet fantastike të anglezit kanë bërë që Chelsea të ruajë hapin me skuadrat kryesuese në elitën e futbollit anglez.

Drejtori i Chelseat, Paul Winstanley, beson se Palmer mund ta fitoj çmimin më të madh individual “Topin e Artë”.

“Cole Palmer mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ një ditë”, parashikoi drejtori i Chelseat, Paul Winstanley, në një intervistë për “The Telegraph”.

“Pa dyshim që mundet, pa dyshim. Ai ka një personalitet të çuditshëm në fushë, ju mund ta shihni këtë. Mund ta shihni në stërvitje, mund ta shihni në lojëra”, deklaroi drejtori i Chelseat.

Palmer ka arritur të shkëlqejë këtë sezon dhe pas katër golave ​​të tij për Chelsean, raportohet se ka tërhequr interes edhe nga Manchester City.

Ai është bërë shtylla kryesore në sulmin e Enzo Marescas, por ka ende një rrugë për të bërë përpara se të mund të fitojë “Topin e Artë”, ku sigurisht do t’i duheshin edhe trofetë me klubin.