''Sherr'' për bukën e ushtarëve në Kosovë, Kastrati: Ushtarët përgatiten për luftë, jo për të gatuar ushqim

Ish komandant i FSK në Kosovë, Kadri Kastrati në një intervistë në Ora News u shpreh se ushtarët përgatiten për luftë dhe jo për të gatuar ushqim, duke iu referuar debatit në Kosovë ku qeveria ende nuk ka arritur marrëveshje për furnizmin me ushqim të ushtarëve në Kosovë.

Kastrati: Që nga pas lufta dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjëherë një rast i tillë apo një skandal i tillë.

Unë e di që ushtria nuk ka ngelur asnjëherë pa ushqim por nuk ka qenë e menaxhueshme ashtu sic e meriton një forcë ushtarake.

Kurrë Kosova nuk ka pasur në historinë e vet ushtri, ka dhënë shumë jetë, gjak e mund për ta bërë një ushtri që ne sot e kemi.

Si forcë ushtarake e Kosovës nuk e ka merituar një situatë të tillë.

Unë e di saktë që ajo kompani e ka furnizuar për 13 vite me radhë forcën e sigurisë së Kosovës dhe asnjëherë nuk ka pasur telashe të mëdha.

Tani e kanë larguar atë kompani, por edhe pse e kanë larguar kjo strukturë politike e cila udhëheq Kosovën është dashur me kohë që të menaxhojë situatën dhe të bëjë zëvendësimin e saj.

Unë e kam thënë edhe herë të tjera që ushtarët përgatiten për luftë, për situate të jashtëzakonshme jo për të gatuar ushqim.

E kam thënë me qëllimin faktikisht që kuzhinat ushtarake, ushtarët i menaxhojnë vetëm në vendet komuniste ku është shërbimi i detyrueshëm ushtarak.