BE ''dënon'' RMV-në/ Xhezairi: Qeveria nuk ia doli të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë minoritetin bullgar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 18:09
Analisti në RMV, Seladin Xhezairi në një intervistë në Ora News u shpreh se dështimi kryesor i qeverisë në Maqedoninë e Veriut është se nuk ia doli që të bëjë ndryshimin e Kushtetutës dhe të përfshijë minoritetin bullgar.
Xhezairi: Ka ditë që kemi lënë pas atë 100 ditëshin e famshëm të qeverisë.
Dështimi është se kjo qeveri nuk ia doli të bëjë ndryshimin e kushtetutes dhe të përfshijë minoritetin bullgar.
Një kusht i tillë sot i është përsëritur kryediplomatit maqedonas në takimin me homologen gjermane.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova i kanë detyrat e nënvizuara për integrim në BE.
