Kosova diplomatike/ Canaj: Pas KiE-së, rrezikuam për të humbur edhe Procesin e Berlinit për shkak të CEFTA-s

Diplomati Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova pasi humbi Këshillin e Evropës, ishte në rrezik për të humbur edhe Procesin e Berlinit për shkak të CEFTA-s.

Canaj: Një Maqedoni e kthyer në një rrugë nacionaliste.

Tani ajo po shkon disa hapa mbrapa.

Shqipëria ka treguar kohët e fundit se është një partner ashtu sic e dëshiron BE.

Janë disa vendime që i kanë tregu Evropës se Shqipëria dëshiron të rregullojë shtetin e së drejtës.

Në Kosovë këto tre vite e gjysëm më shumë janë bërë eksperimente.

Marrëveshjet ndërkombëtare për Mitrovicën dhe veriun atje ka qenë integrimi i tyre.

Marrëveshja është për integrimin e pakicës serbe.

Ne humbëm Këshillin e Evropës dhe ishim në rrezik për ta humbur edhe procesin e Berlinit për shkak të CEFTA-s.

Shpresoj që Kurti ka mësuar diçka dhe të mos mbesim mbrapa.