RICIKLO KREATIV NË TEG/ Konkursi ndërkombëtar së bashku me fondacionin “Mane”
Për të tretin vit radhazi “TEG” mirëpriti konkursin ndërkombëtar “Riciklo-Kreativ”, të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë së bashku me Fondacionin “Mane”.
Punimet e studentëve të punuara me material te riciklueshëm u vlerësuan nga juria.
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Armand Vokshi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve.
Armand Vokshi: “Përmasat e sivjetshme ishin më të mëdha se herët e tjera dhe angazhimi i studentëve, që ishin dikur 40 e ca grupe, të ardhur nga Shqipëria, nga fakultete të ndryshme të Arkitekturës, nga jo arkitektë, kemi nga Mqedonia e Veriut nga Tetova, përsëri një prezencë masive dhe nga Kosova”.
Joana Korimi, drejtoresha e Marketingut të “ACREM” në “TEG” u shpreh se mbështetja për të rinjtë do të vazhdojë.
Joana Korimi: “TEG është një qendër tregtare që gjithmonë ka një përgjegjësi në rritje kundrejt komunitetit dhe posaçërisht kundrejt të rinjve. Sepse të rinjtë janë frymëzimi, janë energjia, janë ata që na inkurajojnë të shkojmë drejt synimeve tona për të ndërtuar një shoqëri më të mirë”.
Studentët me punimet më të mira u shpërblyen me çmime.
Ekspozimi i veprave në TEG ka si qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët për raportin ndaj prodhimit të tepërt të mbetjeve urbane dhe ripërdorimin e tyre nëpërmjet transformimit në një koncept të qëndrueshëm dhe kreativ.


