Kosova në tryezën e Brukselit, Veliu: Zbatimi i Procesit të Berlinit nga Beogradi dhe Prishtina, jetik për vetë Ballkanin

Kryeministri Albin Kurti, është pritur këtë të hënë nga kancelari gjerman Olaf Scholz, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.

Për pritjet Kurti ka vlerësuar rolin që sipas tij ka luajtur Procesi i Berlinit për të sjellë më afër BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eksperti i çështjeve rajonale Lulzim Veliu, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit është një gjë e mirë dhe pozitive për Kosovën.

I ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Veliu u shpreh se duhet parasysh që Kosova dhe Serbia e kanë arritur një marrëveshje të tillë, apo siç njihet si plani franko-gjerman dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që kjo marrëveshje të futet në zbatim menjëherë.

“Në fakt nuk në qendër të problematikave dhe udhëzimeve të Procesit të Berlinit është qarkullimi i lirë i mallrave, apo edhe i dijeve në vendet e Ballkanit.

Duhet parasysh që Kosova dhe Serbia e kanë arritur një marrëveshje të tillë, apo siç njihet si plani franko-gjerman dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që kjo marrëveshje të futet në zbatim menjëherë.

Dhe kjo vonesë në zbatim lidhet me interesat gjeo-strategjikë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi gjithandej në glob, nga lufta në Ukrainë dhe vendet e tjera.

Po ashtu kemi pasur indicie për tejkalimin e një problematike të shtyrë nga Rusia dhe presidenti Putin, i cili vazhdon të jetë i interesuar që në Ballkan të ketë trazira, si në Kosovë ashtu dhe në Bosnjë.

Ndaj Perëndimi janë të interesuara që kjo marrëveshje të arrihet të zbatohet mes dy vendeve, si një krizë më pak dhe më pas të shkohet drejt një integrimi në bllok të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh Lulzim Veliu.

INTERVISTA E PLOTË ME NJOHËSIN E ÇËSHTJEVE TË RAJONIT, LULZIM VELIU