Serbia “e blinduar” afër tokës kosovare, Dashevci: S’mund të bëjnë asgjë më shumë se sa të rrrinë në pyje, pasi “Banjska” ka ndodhur

Tensione të forta janë shënuar ditët e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ishte kryeministri Albin Kurti i cili akuzoi të shtunën se Serbia ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Ndërkaq mësohet se Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje nga ushtria e Serbisë, të cilat, sipas Kurtit, kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë çështje i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci.

“Po shihet qartazi se kush janë ata. Dhe nuk kanë nevojë që të rrinë atyre nëpër pyje, duke ndërruar taktikat për ta mbajtur situatën në alert, por jo që të arrijnë më shumë duke pasur parasysh se në Kosovë ka ndodhur “Banjska”.  

Ndaj një provokim i tillë shkon vetëm në aspektin e tyre të brendshëm, duke pasur parasysh që ky establishment politik dhe Serbia nuk na njeh ne.

Ajo çfarë është e keqe për ta është dhe fakti se na kanë edhe në Kushtetutën e tyre. Pra, kjo është e gjitha çfarë iu ka mbetur tashmë.

NATO dhe misioni i saj ka 5-fishuar trupat dhe këto janë njësi të veçantë që nuk ka të bëjë me faktin se ndërkombëtarët nuk po i shikojnë, por ajo çfarë kërkon qeveria është një reagim i ndërkombëtarëve ndaj këtyre provokimeve”, theksoi eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci.

INTERVISTA E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË, ARBEN DASHEVCI