Plagosje me thikë në Tiranë, përfundon në spital 60-vjeçari/ Policia jep detaje: Ishte konflikt i çastit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 18:01
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’.
Pas një sherri mes dy personave një prej tyre është plagosur me thikë. Gjithashtu i plagosur është transportuar me ambulancë në spital.
"Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën "4 Dëshmorët", shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç. 60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
