Dibra në festën e të vjelave/ Rikthehet panairi i përvitshëm agroushqimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 18:16
Festa e të vjelave riktheu panairin agroushqimor në Dibër.
Fruta pa pesticide dhe me shijen që i jep zona u shijuan nga pjesëmarrësit.
Amvisat kishin përgatitur ushqime dhe ëmbëlsira të gatuara në banesë.
Nuk munguan as lëngjet e frutave që i bëjnë nga prodhimet e tyre.
Kryetari i Bashkisë Dibër në fjalën e tij theksoi se natyra e ka bekuar Dibrën jo vetëm me bukuri.
Fermerët nga ana tjetër shtuan se është e nevojshme të mbështeten me një treg dhe ambiente frigoriferike.
Panairi agro-bujqësor i paraprin festivalit të përvitshëm “Oda Dibrane”.
