Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 18:59
Një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.