EMRI+VIDEO/ Tentoi të the*rte të riun, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan. Ndalohet dhe një mjek, ja pse
Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar "Mesnata", ben me dije se ka prangosur shtetasin Anton Kasa, pasi në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) një 26-vjeçar.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.
Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit Anton Kasa, 59 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Anton Kasa, mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

