Xhaferraj: Shqiptarët me 7 tetor bënë protestën më të madhe në këto 34 vite

Kryetari i Forumit Rinor në PD, Besart Xhaferri mbajti fjalën e tij në protestën e mbajtur tek bashkia e Tiranës.

Në fjalën e tij Xhaferri u shpreh se, protesta e 7 Tetorit ishte protesta më e madhe e mbajtur 34 vitet e fundit dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për ta çliruar vendin nga korrupsioni, krimi dhe të arrijnë zgjedhjet të lira.

''Ju falenderojmë për herën e 30 që keni ardhur në këtë shesh por mbi të gjitha i falenderojmë për pjesemarrjen maksimale, jo vetëm ju këtu, por të gjithë qytetarëve shqiptarë që e bënë protestën e 7 Tetorin protestën më të madhe në këto 34 vite.

Kjo protestë është vetëm kapitulli i parë.

Ne jemi peng i atyre protestuesve dhe jo peng i oligarkëve, bandave, krimit korrupsionit apo lekëve të pista që këta duan të pastrojnë.

Ne jemi peng i qytetarëve të klirë dhe të ndershëm të këtij vendi që duan patjetër të clirojnë vendin nga narkoshteti, duan të clirojnë zgjedhjen nga vjedhja e tyre.

Ne jemi peng i Kujtim Emirit që u djeg dhe u përcëllua dhe megjithëse në moshë na tha: ‘Mos bëni gafë të lini mobindjen civilenë mes'.

Falenderojmë aktoren që si babai i saj nuk ka shitur asnjë kauzë ndryshe nga cdo aktor tjetër që u rreshtuan nga një zdroms i bashise së Tiranës.

Ne jemi peng po ashtu dhe të bashkëprotestuesve tanë të cilët sot janë në arrest shpijë apo në burg''.