FOTO/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në Budapest, pritet nga Viktor Orban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 11:23
Kryeministri Edi Rama është pritur në Budapest të Hungarisë nga homologu i tij, Viktor Orban.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Viktor Orban do të nënshkruajnë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.
Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
