Pasojat e gazit lotsjellës në shëndet/ Xhufi: Nuk kanë pse kalojnë në nivele të tilla. Mund të shkaktojë vdekje të papritur për ato që vuajnë nga...

Rinisja e valës së protestave nga ana e opozitës solli edhe një herë shqetësimin e përdorimit të gazit lotsjellës. Edhe gazetarët patën probleme në frymëmarrje edhe një ditë më pas. E ftuar për të folur rreth kësaj teme, e ftuar në studion e lajmeve "Ora News", ishte toksikologia Suela Xhufi.

"Gazi lotsjellës është një substancë goxha toksike, pa ngjyrë. Ka aftësi të ndikojë në sistemin qendror nervor, në sistemin e lotit, ndikon në sistemin e traktit respirator dhe në sistemin kardiak. Një pacient që mund të jetë me probleme kardiake, mund të pësoj dhe vdekje. Pastrimi do disa kohë. Futet kollaj edhe nga maskat. E vetmja mundësi që mund të përdorim është të marrin lecka të lagura me uthull ose limon që të paktën të ulësh nivelin e intoksikimit. Për mua është shum toksik dhe mund të jap dhe vdekje. Mund të shkaktoj vdekje të papritur. Është e rrezikshme. Nuk kanë pse kalojnë në nivele të tilla. Mund të përdorin ujë", tha Xhufi