"Fotok*sina përdoret më shumë nga..."/ Xhufi: Niveli i sëmundjeve depresive tek të rinjtë është rritur

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte toksikologia, Suela Xhufi, për të folur rreth pasojave të gazit lotsjellës në shëndet.

"Fotoksina është një substancë toksike mjaft e fuqishme dhe vdekjeprurëse. Është një preparat që ka shumë vite që përdoret në Shqipëri. Ka një mundësi të lehtë për tu gjetur në tregun Shqiptar. Pas incidenteve të fundit, u vu dhe një farë rregulli në marrjen e fotoksinës në farmacitë bujqësore, kjo sikur e ka ulur edhe pak numrin e marrjes apo gjetjes së kësaj substance.

Si gjini është më shpesh gjinia femërore e përdor. Si moshë mund të them se varion që nga mosha 15 vjeç. Haset edhe nga moshat e treta, duke qenë se kushtet sociale, të qëndruarit vetëm e bëjnë depresionin e këtyre moshave më evidente. Niveli i sëmundjeve depresive tek të rinjtë është rritur", tha Xhufi.