Beteja e fituar me kancer/ Fondaj: Dieta, aktiviteti fizik dhe shëtitjet në natyrë luajnë një rol të rëndësishëm...

Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur kështu edhe vëmëndjen dhe mbështetjen për sensibilizim.

Sot për këtë fushë sensibilizimi, e ftuar nëpërmjet një lidhjeje "Skype", ishte një ndër gratë që është përballur me këtë sëmundje, Leoreta Fondaj.

"10 vite kam luftuar me kancerin, kjo sfidë më ka bërë shumë të fortë. Kam kaluar një periudhë shumë të keqe por në fund ia dola. Dieta, aktiviteti fizik dhe shëtitjet në natyrë luajnë një rol të rëndësishëm për fitimin e kësaj beteje", tha Fondaj.