Testi i ri i gjakut/ Studiuesit kërkojnë mënyra alternative për identifikimin e sëmundjeve të rrezikshme tek foshnjat
Një studim i ri mbi analizat e gjakut ka shtyrë studiuesit të besojnë se mund të identifikojnë më lehtë sëmundjet tek fëmijët. Sipas tyre analiza mund të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm për sëmundje potencialisht kërcënuese për jetën.
Shkencëtarët thonë se një test i ri gjaku që analizon lipidet mund ta bëjë më të lehtë identifikimin e fëmijëve në rrezik shëndetësor, duke përfshirë sëmundjen e diabetit, sëmundjet e mëlçisë dhe të zemrës.
Studiuesit në King's College në Londër thanë se testi kapitalizon një lidhje midis lipideve dhe sëmundjeve që ndikojnë në metabolizmin tek fëmijët dhe mund të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm për sëmundje potencialisht kërcënuese për jetën.
Duke përdorur makineritë që testojnë plazmën e gjakut tek foshnjat që tashmë ekzistojnë në spitale, mjekët mund të dallojnë më shpejt shenjat e hershme të sëmundjes tek fëmijët dhe t'i ndihmojnë ata të kenë qasje në trajtim, thanë studiuesit.
Autorja kryesore e studimit, Dr Cristina Legido-Quigley, tha se për dekada, shkencëtarët janë mbështetur në një sistem klasifikimi për lipidet që i kanë ndarë ato në kolesterol të mirë dhe të keq, por tani me një test të thjeshtë gjaku mund të vlerësojnë një gamë shumë më të gjerë.
"Në të ardhmen, kjo ka potencialin të jetë një mënyrë krejtësisht e re për të vlerësuar rrezikun e dikujt dhe duke studiuar se si të ndryshojmë molekulat e lipideve në trup, ne madje mund të parandalojmë sëmundjet metabolike si diabeti" thotë ajo.
Gjetjet e ekipit u publikuan në revistën Nature Medicine.
“Studimi ofron prova të forta të nevojës së madhe për menaxhimin e obezitetit dhe u jep prindërve besimin për të ndërhyrë në jetën e fëmijëve të tyre me më shumë dhembshuri, duke i ndihmuar ata të humbin peshë, thonë gjithashtu studiuesit.
Hapi tjetër i tyre është të kuptojnë se si gjenetika ndikon në lipide dhe çfarë do të thotë kjo për sëmundjet metabolike, si dhe se si këto lipide mund të ndryshohen për të përmirësuar shëndetin.


