Fëmijët apelojnë nënat, kontrollet shëndetësore zbulojnë në kohë kancerin e gjirit

Fëmijët kanë marshuar në rrugët e qytetit të Pogradecit duke iu bashkuar  “tetorit rozë”.

Me entuziazmin dhe thirrjet e tyre tërhoqën vëmendjen e banorëve në sensibilizimin për diagnostifikimin në kohë të kancerit të gjirit.

Përmes thirrjeve dhe pankartave u kërkuan nënave të kujdesen për shëndetin e tyre.

Një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat e reja solli edhe Drejtoresha e Qendrës Arsimore te ketij qyteti Anxhela Andoni.

‘’Të gjitha nënave, vajzave, motrave të të gjitha moshave duhet me patjetër të kujdesen dhe të ndërgjegjësohen, të bëjnë një diagnostifikim për një shërim sa më të shpejtë nëse kanë probleme shëndetësore’’.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën.

Për të rritur vëmendjen dhe sensibilizimin organizohen aktivietet kushtuar grave dhe vajzave.